UKRAINË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe gomologu i tij Rexhep Tajip Erdogan theksuan se nuk e njohin aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia, duke iu përgjigjur indirekt deklaratave të Nicolas Sarkozy që e konsideron iluzion kthimin e Krimesë në Ukrainë.
“Dua të them edhe një herë këtu përballë jush, pranë jush, në mënyrë shumë të qartë: Franca nuk njeh as aneksimin nga Rusia të territoreve ukrainase dhe as rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara që u organizuan”, tha presidenti francez në një video-mesazh që u transmetua në samitin e Platformës së Krimesë.
“Turqia, e cila nuk e njeh aneksimin e Krimesë, ka mbrojtur me vendosmëri se ishte i paligjshëm që në ditën e parë. Ne theksojmë, veçanërisht në OKB, se Krimea është pjesë e Ukrainës. Siguria dhe mirëqenia e turqve tanë tatarë të Krimesë, një nga popullsitë indigjene të rajonit, është ndër prioritetet tona kryesore. Me këtë rast, përsëris pritshmërinë tonë për lirimin e Neriman Jelal, nënkryetarit së Asamblesë Kombëtare Tatar të Krimesë, dhe miqve të tij”, tha presidenti turk.
Platforma e Krimesë është një nismë diplomatike ukrainase që synon të tërheqë vëmendjen globale ndaj aneksimit të Krimesë. Rajoni u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014 në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera. Pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022, Rusia ka pushtuar pjesë të tjera të territorit ukrainas.