Rriten rastet e grabitjes së objekteve të kultit në Elbasan, At Nikolla Xhufka: Është fatkeqësi, njerëz punoni!

0

Vetëm gjatë muajve të verës policia e Elbasanit ka vendosur në pranga të paktën 5 persona pasi akuzohen se kanë grabitur objektet e kultit. Rastet janë regjistruar në qytetin e Elbasanit, por dhe në zonat periferike si Mengël etj.

Në shumicën e rasteve autorët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë. Vetëm pak javë më parë At Nikolla Xhufka, famulltari i kishës “Shën Kozmai”e denoncoi një rast të tillë në rrjetet sociale. I pyetur për përjetimet e këtij momenti At Nikolla thotë se ndjeu trishtim.

Në lidhje me fenomenin e grabijtjes së objekte e të kultit At Nikolla i lidh me ekzistencën e veseve negative ndaj i bën thirrje qytetarëve të punojnë e jo të mëkatojnë duke vjedhur. Ai përcjell mesazhin e tij për të gjithë ata individë që nuk janë në rrugën e duhur.

Vec kamerave të sigurisë të cilat tashmë janë vendosur thuajse në të gjitha kishat dhe xhamitë e vetmja masë mbrojtëse për objektet e kultit është “lutja” që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu