KAZAKISTAN – Partizani luajti ndeshjen e parë të play-off-it përballë Astanës së Kazakistanit në transfertë. Ka qenë një ndeshje krejtësisht e dominuar nga skuadra kazake e cila sidomos në pjesën e parë tentoi të vinte në presion dhe si rrjedhojë të gabonin lojtarët e skuadrës shqiptare.
Megjthatë goli i vetëm i takimit erdhi në pjesën e parë, në mbylljen e saj. Saktësisht në minutën e 41-të Lonçar përfitoi nga një goditje e divjuar për të mposhtur portierin e kampionëve të Shqipërisë.
Një humbje e tillë minimale, teorikisht sjell shpresë për skuadrën e Partizanit e cila do të luaj ndeshjen e kthimit të enjten e ardhshme në Shqipëri edhe pse kudërshtari duket i një niveli më të lartë. Gjithësesi objektivi i Astanës për të mbyllur çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë nuk u arrit gjë që lë gjithçka të hapur për atë të kthimit.