Në tur Karaburun-Sazan, del fotoja e anijes ‘Black Pearl’ ku udhëtuan 41 turistët polakë që dyshohet se u helmuan nga ushqimi

0

VLORË- Kjo është anija ‘Black Peral’ më të cilën udhëtuan 41 turistët polakë të cilët u helmuan dhe u paraqitën në spitalin e Vlorës.

41 turistët dyshohet se u helmuan nga ushqimi që iu është shërbyer në një anije turistike në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se turistët ishin duke udhëtuar me anije në itinerarin Sazan-Karaburun, dhe kanë konsumuar ushqimin e shërbyer.

Turistët janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Vlorës me të vjella dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa mes tyre janë edhe 5 fëmijë të cilët po trajtohen në pediatri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu