“Veshi shurdhër dhe syri qorr i një polici…”, Balla: Publiku, partneri kryesor i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të qytetarëve

0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se publiku është partneri i pazëvendësueshëm i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie.

Në fjalën e tij gjatë takimit me zëdhënëset e policisë në 12 qarqet e vendit, ministri Balla theksoi se sfida më e madhe është ngritja në një nivel tjetër të bashkëpunimit dhe komunikimit të publikut me Policinë e Shtetit, si dhe ka nënvizuar se për çdo ngjarje komunikimi duhet të jetë i menjëhershëm për të bërë një transparencë të plotë për çdo çështje.

Reagimi i Ballës: 

Komunikimi me publikun i Policisë së Shtetit po përmirësohet. Mos harrojmë asnjëherë se publiku është partneri ynë i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike e private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici, heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Prandaj çdo ankesë, çdo denoncim, po ndiqet me shumë kujdes, sepse për mua seicila prej tyre është një gur në murin e madh të besimit që duhet të ringrihet për Policinë e Shtetit.
Falenderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës policie të arrestuar, sikurse kemi edhe të përjashtuar për shkelje të normave etike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu