Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve! Në pranga i riu në Gjirokastër, procedohet 45-vjeçari në Libohovë

0

Një 35-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Arrestimi i tij u krye në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje.

Ndërkaq, u procedua penalisht një 45-vjeçar me banim në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/ Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes arrestohet 35-vjeçari.

Pocedohet penalisht për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe një 45-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij;

– Si dhe po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu