19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin/ Arrestohet nga policia

0

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi”, thuhet në njoftim.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr. 17.

Automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu