Një fshat përrallor në Austri, kundër numrit të lartë të turistëve

0

Banorët e fshatit austriak Hallstatt, i cili është një vend i trashëgimisë botërore, janë kundër turizmit masiv. Hallstatt ka një popullsi prej 700 banorësh, megjithatë, në mes të sezonit turistik, ka ditë që… bombardohet me 10 mijë vizitorë.

Në një përpjekje për të mbrojtur ‘parajsën’ e tyre, banorët po bëjnë thirrje për një kufizim në numrin e turistëve që vizitojnë vendin e tyre në baza ditore, si dhe ndalimin e autobusëve turistikë pas orës 17:00 sipas kohës lokale, raporton BBC.

Edhe pse turizmi është një nxitje për ekonominë lokale, disa vendas ankohen se tani ka shumë vizitorë. Hallstatt, me shtëpitë e tij piktoreske të vjetra në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në Alpe, është i rrethuar nga male të thyer dhe është kthyer në një pikë të nxehtë turistike vitet e fundit.

Në vitin 2006, ai u shfaq në një dramë romantike të Koresë së Jugut, duke rritur popullaritetin e tij në Azi. Shumë vizitorë udhëtojnë për në Hallstatt në kërkim të selfie-ve perfekte në sfondin e liqenit dhe peisazhit madhështor malor.

Hallstatt priti rreth një milion vizitorë në vit para pandemisë Covid-19. Vendasit instaluan një gardh druri majin e kaluar për të bllokuar pamjen e Alpeve, në shenjë proteste ndaj mbipopullimit dhe ndotjes akustike.

“Ne reaguam pas ankesave të banorëve” të komunitetit, tha për AFP një zyrtar i komunës, i cili kërkoi të mos përmendet emri. Pas reagimeve të forta në rrjetet sociale, gardhi është hequr.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu