Raporti: Putin urdhëron shërbimet e sigurisë të përgatiten për kryengritje të re pas vdekjes së Prigozhin

0

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet e tij të sigurisë që të përgatiten për mundësinë e një kryengritjeje të re ushtarake pas vdekjes së shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin në një aksident të dyshimtë avioni, sipas një raporti.

Agjencitë e fshehta qeveritare të Rusisë, besnike ndaj Putinit, po punojnë për një plan për të penguar kryengritjet e ardhshme, të ngjashme me kryengritjen jetëshkurtër të udhëhequr nga Prigozhin në qershor, sipas dy burimeve pranë Kremlinit dhe një zyrtari qeveritar që foli në mënyrë anonime për Moscow Times, transmeton NYP.

Tanket e Grupit Wagner që erdhën 124 milje larg Moskës, përpara se Prigozhin të pranonte të largohej, i lanë një “mbresa të pashlyeshme” Putinit, thuhet në raport, kjo sipas New York Post.

Prigozhin, një dikur aleat i Putinit, jo vetëm që sfidoi liderët më të lartë ushtarakë të Rusisë, por nuk iu bind një “urdhri personal” nga Putin, duke paraqitur kështu kërcënimin më serioz për sundimin e tij 23-vjeçar, thanë botimit katër burime të veçanta pranë Kremlinit.

Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Bledit në Slloveni, bëri dhe një shaka e cila kishte brenda vdekjen e Prigozhin nga shpërthimi i avionit.

Rama: E di që duket paska e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një not pak më lartë.

Nuk e di nëse dëgjuat që Rusia ka negociatën për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga njëra anë e vendit në tjetrën dhe Kryeministri shkoi te Putini dhe tha: Zoti president kemi një problem. E dërgova pikërisht familjen time me pushime dhe i mora në telefon për t’i thënë “natën e mirë”.

Është mëngjes atje dhe janë në plazh. E mora Olaf Scholzin për përvjetorin e tij dhe më tha që është nesër. Mora Xi Jinping për vitin e ri ta uroja dhe më tha që është ende viti i vjetër. Dhe Putin i thotë: E di, më ndodh dhe mua, dhe unë mora Prigozhinin dhe familjen për t’i thënë që avioni nuk po nisej ende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu