Aksident në Pogradec, plagosen tre të rinj, shkak dyshohet të ketë qënë shpejtësia

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht.
Dy mjete janë përplasur e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Të plagosurit janë një i ri 22 vjeçar dhe 2 vajza 25-vjeçare, të cilat këto të fundit kanë qenë në të njëjtin mjet.

Të plagosurit u transportuan në spital ndërsa policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2023, rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, shtetasja M. D., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu