Pinte dhe ishte agresive, si ndodhi vrasja në Tiranë, dy motrat u përleshën, pastaj tjetra e qëlloi me thikë

0

Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares Armanda Pushani në Tiranë ditën e djeshme.

Një krim i rëndë që me sa duket në gjenezë ka pasur konfliktet e vazhdueshme për shkak të pijes.

Viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë agresive në familje.

Ditën e djeshme mes Armandës (në foto, me flokë të zeza) dhe Marselës ka pasur një përleshje, teksa kjo e fundit më pas e ka qëlluar me thikë.

Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu