KOSOVË- Forcat rezervë turke të dislokuara në Kosovë gjatë muajit qershor, do të kthehen në Turqi me përfundimin e misionit të tyre të mërkurën. Sipas Minstrisë turke të Mbrojtjes, ata kanë përmbushur me sukses misionin e tyre për sigurimin e paqes në Kosovë nga 10 qershori deri më 31 gusht.
“Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 6 qershor 2023, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e paqes në Kosovë ndërmjet 10 qershorit dhe 31 gushtit dhe ka përmbushur me sukses misionin e saj”, kanë njoftuar nga Ministria turke e Mbrojtjes.
Me kërkesë të NATO-s, Turqia kishte vendosur trupa shtesë në Kosovës në qershor pas tensioneve në veri të vendit.