Qytetarët denoncojnë shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit në Elbasan, policia i ‘zhdap’ me gjoba (Video)

0

Policia Rrugore e Elbasanit/Partneritet i vazhdueshëm Polici-qytetarë, për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Qytetarët filmojnë raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, i dërgojnë në Polici, shërbimet reagojnë menjëherë, identifikojnë dhe ndëshkojnë drejtuesit e mjeteve.

Pas filmimeve të dërguara në strukturat e Policisë Rrugore të Elbasanit, përmes të cilave qytetarët kanë denoncuar raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë kryer menjëherë verifikimet e nevojshme. Nga këto verifikime janë identifikuar 5 drejtues mjetesh, të cilët duke lëvizur mbi vijën e bardhë kufizuese të karrexhatës, kanë shkelur nenin 144 të Kodit Rrugor, i cili sanksionin mosrespektimin e sinjaleve rrugore horizontale.

Në bazë të pikës 2 të nenin 144 të Kodit Rrugor, secili prej këtyre 5 shtetasve u ndëshkua me masë administrative 3000 lekë.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të vijojnë të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu