Nesër sfida me Poloninë në stadiumin ‘Air Albania’, Balla mbledh strukturat lë porositë: ‘Gjithçka lidhet me imazhin e Shqipërisë’

0

Të dielën në stadiumin Air Albania është sfida Shqipëri – Poloni e vlefshme për kualifimin në Euro 2024.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur një takim me strukturat e policisë së shtetit ku ka kërkuar angazhim maksimal për të shmangur çdo ngjarje dhune para dhe pas ndeshjes.

Balla nënvizoi nevojën për koordinim të mirë të të gjithë strukturave të policisë.

“Parandaloni çdo ngjarje dhune para dhe pas ndeshjesh. Gjithçka lidhet me imazhin e Shqipërisë” tha Balla në një video të publikuar sot në faqen e tij në facebook.

Polonia që renditet në vendin e 3 në grup, me 1 pikë më pak se Shqipëria, do tentojë të mposhtë kuqezinjtë në Air Albania për ti marrë vendin, pasi dy përfaqësueset e para shkojnë në Europian. Ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2024, u zhvillua me 27 mars në Varshavë dhe u fitua 1-0 nga polakët me golin e Sëiderskit. Të dielën Shqipëria do ketë ndihmën e madhe të tifozëve, pasi 22 mijë biletat janë shitur me kohë, ndërsa sfida do të gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Spanja me kryesor Jose Maria Sanchez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu