Makina përplas për vdekje gruan në Tiranë

0

Një grua humbi jetën në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Gruaja, një 61-vjeçare me iniciale L.N., u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, shoferi i automjetit përfundoi në prangat e policisë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu