Del foto/ Ky është 38-vjeçari shqiptar që humbi jetën me skuter në Itali (EMRI)

0

ITALI- Një aksident i rëndë kandodhur mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja raportojnë se Altin Lekaj, i cili lëvizte me skuter është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Goditja e parë nuk mjaftoi dhe mësohet se një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu