KUKËS- Një aksident me pasojë një viktimë ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit ku për pasojë ka ndërruar jetë Gëzim Lazri (polic) ndërsa janë plagosur disa të tjerë. Automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me inicialet M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet G. L. 56 vjeç, efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë, i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë.
Për fat të keq, ai ndërroi jetë.
NJOFTIMI:
Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.