Shqipëria
Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore duke gjeneruar reshje të izloara shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjetdetare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira të shpeshta duke gjenruar herë pas here shira të izoluar ku më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qëndër të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Gjakovës.