Kampionati i radioamatorizmit/ Shqipëria renditet e gjashta në botë, spikasin sportistet e Elbasanit

0

U mbajt në Primorsko të Bullgarisë kampionati XIX Botëror në radioamatorizmit.Shqipëria u rendit e gjashta në botë ,ndërsa edhe në këtë kompeticion spikati perfermonaca e 3 sportisteve të RadioSport Elbasani. Përkatësisht Anila Shati mori medalje bronxi duke u renditur në vendin e tretë në transmetim në kategorinë E , Elvira Sherali vendin e pestë në transmetim në kategorinë G dhe Mimoza Balliu në vendin 6 në marrje Zeus.

Dhe në garat e tjera sportistet e Elbasanit treguan nivel të lartë duke i dhënë mjaft pikë ekipit kombëtar shqiptar. Vlen të përmendet se ekipi  elbasanas nën drejtimin e trajnerit Drini Dervishi ka një traditë pozitive në sportin e radioamatorizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu