Shkon në 10 numri i të arrestuarve në Vlorë nga RENEA dhe FNSH

0

VLORË- Forcat speciale RENEA, të ndërhyrjes së shpëjtë dhe operacionale kanë bërë kontrolle në qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se policia vazhdon kontrollet në rrugët kryesore të Vlorës si dhe në disa fshatra.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona. Të gjithë janë gjetur me armë zjarri pa leje në Vlorë. Aksioni po vazhdon, ndërkohë që disa rrugica është vënë shiriti i verdhë, që ndalon kalimin. Ky operacion, është pjesë e megaoperacionit Tempulli.

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni përfshin disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës. Në vijim priten ende arrestime të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu