Presidenti Begaj takohet me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset. Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Komuniteti shqiptar në Zvicër është njē urë lidhëse e fortë mes dy shteteve tona- nënvizoi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës falenderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.

Gjithashtu, ai shprehu falenderime për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu