ZYRTARE/ Vincenzo Montella, trajneri i ri i kombëtares së Turqisë…

0

TURQI – Këtë të enjte, Federata Turke e Futbollit ka konfirmuar italianin Vincenzo Montella, si trajnerin e ri të kombëtares së saj.

Ish-sulmuesi 49-vjeçar është zëvendësuesi i Stefan Kuntz në këtë rol dhe do të debutojë më 12 tetor, kundër Kroacisë, në kualifikimet për “Euro 2024”.

Skuadra turke zë vendin e dytë në grupin D, të cilin e kryeson Kroacia, ku bëjnë pjesë edhe Letonia, Armenia dhe Uellsi.

Për dy vitet e fundit, Montella ka qenë në Adana Demirspor dhe më parë ka trajnuar Fiorentinën (dy herë), Sevillen, Milanin, Sampdoria, Fiorentinën, Catanian dhe Romën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu