Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një viktimë

0

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur viktim Valter Fierza. Ngjarja në fshatin Hot i Ri. Policia në vendngjarje.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu