11 vatra zjarri në Fier vetëm ditën e sotme, 3 janë akoma aktive

0

Sot në qarkun Fier kanë qenë aktive 11 vatra zjarri, nga të cilat tre janë aktive aktualisht, ne Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë.

Të gjitha repartet zjarrfikëse janë të angazhuara për neutralizimin e flakëve, të Fierit, Patosit, Rroskovecit , Albpetrolit dhe është kërkuar ndihmë nga bashkia Dimal.

Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darëzeza ku ndodhen tre mjete zjarrfikëse, dhe shumë forca vullnetare, dhe në bazë të vlerësimit të situatës është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu