Përfshihet nga flakë gjigante fabrika e bojrave Deutsch Color. Bllokohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

0

Përfshihet nga flakët fabrika më e madhe e bojrave, Deutch Color në Maminas.

Flakë gjigante ngrihen nga fabrika, ndërsa dëgjohen edhe shpërthime sipas banorëve dhe dëshmitarëve okularë.

Policia ka bllokuar qarkullimin në autostradë, ndërsa Ministria e Brendëshme ka dalë me njoftimin që të mos qarkullohet në këtë aks rrugor.

Njoftim për Mediat:

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës.

Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.

Durrës/Informacion paraprak

Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu