KUKËS- Mbyllet procesi zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës. Në zgjedhjet e sotme në Kukës kishin të drejtë të vote 45 900 persona. Sipas KQZ, gjithsej janë ngritur 74 qendra votimi për garën e parakohshme mes Albert Halilit nga Partia Sociualiste dhe Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Ky proces i përsëritur zgjedhor, siç është shprehur dhe vetë kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 milionë lekë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qëndruan hapur, deri në orën 19:00.