I lidhur nga duart dhe i rrethuar nga policët, nxirret nga spitali i Mitrovicës agresori i plagosur (VIDEO)

0

KOSOVË- I lidhur nga duart dhe i rrethuar me forca të shumta police është nxjerrë nga spitali njëri nga sulmuesit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një efektiv policie dhe u plagos një tjetër.

Pas plagosjes ka marrë ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ka dalë nga spitali për tu transportuar drejt Qendrës Klinike universitare të Kosovës.

Kujtojmë se efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra dhe 2 policë u plagosën rreth orës 02:34 minuta të 24 shtatorit, kur grupe të armatosura sulmuan njësitin e policisë të cilin e kishin zënë pritë. Ndërkohë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes njerëzve të armatosur dhe me uniforma ushtarake është plagosur dhe një efektiv informoi pasditen e sotme policia e Kosovës. Pika e kalimit kufitar në Bërnjak dhe e Jarinjes janë mbyllur ndërsa forcat e KFOR janë dislokuar në zonë.

Video me pamjet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu