VIDEO+FOTO/ U vra nga serbët, mbahen homazhe në Tiranë për nder të policit Afrim Bunjaku

0

TIRANË- Homazhe në nder të efektivit të vrarë në Kosovë Afrim Bunjaku janë mbajtur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin Nënë Tereza, ku me foto të efektivit hero të Kosovës kanë ndezur qirinjë.

Qytetaët te fotot e efektivit, që u vra dy ditë më parë nga forcat serbe në Kosovë, kanë vendosur dhe lule. Ndërkohë që qytetarët nuk kanë ngurruar që të marrin flamuj të UÇK-së.

Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se tre sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu