“Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste për ndihmë”, detaje tronditëse nga vdekja e 50-vjeçares shqiptare në Greqi

0

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vdekjen tragjike të 50-vjeçares shqiptare, e cila u vra teksa po pastronte një makineri për grirjen e mishit në një dyqan në Messolonghi.

Ngjarja ndodhi në sytë e vajzës së saj, ku kishin shkuar në dyqan për të pastruar bashkë.Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’, raportojnë personat që ndodheshin aty.

Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur.

Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku. Ajo dhe vëllai i saj 10-vjeçar ndodhen që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e një shoku.

Në vendngjarje kanë shkuar policia , ambulanca dhe zjarrfikësja. Sipas përllogaritjeve, gruaja po pastronte makinën kur gabimisht iu kapën flokët, duke bërë që ajo të copëtohej.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu