Policia ndalon katër të rinjtë në Elbasan për prishje të qetësisë publike, por u gjen drogë në makinë

0

Specialistët për Hetimin Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Q., 20 vjeç, K. H., 23 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe D. D., 23 vjeç, banues në Elbasan, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Keta shtetas kanë qarkulluar në qytet, me automjet, me muzikë të lartë, duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu