Gërdeci/ Gjykata pranon kërkesën e SPAK, Shkëlzen Berisha thirret dëshmitar!

0

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për të thirrur si dëshmitar në gjyqin e Gërdecit, personalitete të huaja ushtarake dhe politike.

Gjithashtu ka pranuar kërkesën e SPAK për të thirrur si dëshmitar 72 persona, ndër ta ish-ministrin e drejtësisë Aldo Bumçin dhe Shkëlzen Berishën.

Avokati i Fatmir Mediut, Saimir Visha, thotë se duhet t’u jepet e drejta që të pyeten në gjykatë të gjithë dëshmitarët që kanë kërkuar, ku thotë se të gjithë kanë pranuar që të vijnë si të tillë.

Avokati: Në listën e dëshmitarëve kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për tu thirrur të gjithë subjektet për tu pyetur para gjykatës. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë, do duhej të kishte marrë këtë vendim sot. Arsyet përse kemi kërkuar ri inspektim, gjykata do duhej të kishte një arsyetim refuzues. Këtë nuk e bëri që për ne është një moment i veçantë i një subjektivizmi i pamerituar. Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar ligjërisht të shprehet me pranim ose rrëzim. Të gjithë kanë pranuar të vijnë si dëshmitar. Roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithësia i atribuohet atij nga pikëpamja penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu