Gazetari Gj.Z është goditur me sende të forta në Tiranë ditën e sotme në rrugën “Bardhok Biba”. 52-vjeçari u lëndua dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gj.Z. është drejtues i një portali mediatik online. Ende nuk dihet se kush janë autorët e dhunës ndaj gazetarit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.