Goditja e Gjergj Zefit, ministri Balla: Policia do të bëjë gjithçka për të gjetur autorët

0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar në telefon pak minuta më parë me gazetarin Gjergj Zefi, administrator i portalit “Pamfleti”, i cili u godit me sende të forta nga persona ende të panjohur në rrugën “Bardhok Biba”, në Tiranë.

Mësohet se ministri Balla i ka garantuar gazetarit se policia do të bëjë gjithçka për të gjetur autorët dhe vënë para drejtësisë. Zefi po merr ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia njoftoi se me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, e nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu