Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Ahmet Kamberi, mjeku i Enver Hoxhës

0

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, mjeku i njohur kardiolog Ahmet Kamberi.

Kamberi mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën, duke lënë pas një plagë të thellë për të afërmit.

Lajmi i ndarjes nga jeta është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Mësohet se kardiologu i njohur do të përcillet ditën e nesërme, më 5 tetor, për në banesën e fundit.

Kujtojmë se Kamberi ka qenë mjeku i diktatorit Enver Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu