Tensionet në veri, Ministrja e Jashtme gjermane nesër viziton Kosovën

0

GJERMANI-Annalena Baerbock, Ministrja e Jashtme gjermane ka njoftuar se ditën e nesërme më 5 Tetor do të vizitojë Ballkanin Perëndimor. Në agjendën e saj diplomatja gjermane ka njoftuar takim me lidërët e Serbisë dhe të Kosovës.

Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon ishte “padyshim shqetësuese”. Takimet në Shqipëri janë pjesë e Procesit të Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Baerbock do të flasë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.”, shkruan REL.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu