Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat,të ish/njësisë administrative Kutalli,në bashkinë Dimal. Një motoçikletë, i markës Dayang, me targa BT033, ka dalë nga rruga dhe pasi ka rrëshkitur disa metra zvarrë në çakull ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Marinel Kaja, 18-vjeç, i cili qarkullonte i vetëm dhe pa kokore mbrojtëse.
18-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, me dëmtime të shumta në kokë.
Efektivët e policisë, që kryen edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se shkak është bërë shpejtësia me të cilën qarkullonte motoçikleta në kthesë, ku edhe ka humbur kontrollin.