23-vjeçarja humbet kontrollin e makinës, përplaset me gjashtë mjete

0

Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përplasur me gjashtë mjete të parkuara këtë të diel në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”. Shtetasja me iniciale H. M u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga përplasja, është dëmtuar mjeti tip “Volkswagen” i të resë dhe makinat e tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu