IZRAEL- Rreth 900 persona në Izrael kanë humbur jetën pas sulmeve nga Hamasi, mes të cilëve 85 ishin ushtarë, sipas zëdhënësit kryesor të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Qindra militantë të Hamasit janë vrarë në Gaza në sulmet e fundit izraelite, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, raporton CNN. Ai lajmëroi gjithashtu se IDF ka përfunduar evakuimi i civilëve izraelitë që jetojnë pranë Gazës dhe se segmenti i gardhit përtej kufirit me Gazën është e mbuluar me tanke dhe mbulim ajror.
“Luftëtarët tanë po shkojnë shtëpi më shtëpi … nuk ka militantë që kalojnë gardhin tani,” tha ai.
Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael. Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku dje shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës. Nga raportimet e fundit, mësohet se numri i viktimave ka shkuar në ka shkuar mbi 1400, mes tyre 20 fëmijë, 900 izraelitë dhe mbi 550 palestinezë në Gaza. Mijëra persona të tjerë janë plagosur në Gaza.