Një shtetas gjerman është dërguar pa shenja jetë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dyshohet se 51 vjeçari, banues në Gjermani, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Ndërkohë që Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave që çuan në fundit tragjik të 51 vjeçarit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër është dërguar pa shenja jete, shtetasi Ch. K., 51 vjeç, banues në Gjermani. Nga verifikimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”-njofton policia.