Nis grumbullimi i tifozëve të Kombëtares, optimizëm i madh para ndeshjes

0

“Air Albania” mirëpret sonte në orën 20.45 takimin  mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024.

Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani jemi në vendin e parë.

Pritshmëritë janë të mëdha, entuziazmi është i pranishëm te shqiptarët dhe tashmë e gjithë vëmendja është e spostuar te kombëtarja.

Atmosfera në çdo cep të kryeqytetit është fantastike dhe tifozët kanë filluar të grumbullohen.

Ndryshe nga orët e paradites ku kishte pak tifozë, tashmë numri i tyre ka filluar të shtohet.

Ngjyrat kuqezi mund t’i hasësh kudo, duke të dhënë përshtypjen se diçka e madhe do vijë sonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu