Putin: Nëse Izraeli fillon operacion tokësor në Gaza do të ketë pasoja të rënda

0

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar Izraelit të mos vazhdojë me një operacion tokësor në Gaza. Putin tha se një operacion i tillë do të rezultonte në një nivel absolutisht të papranueshëm të viktimave civile, shkruan Sky News.

Rusia është në një luftë me Ukrainën dhe është akuzuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët. Presidenti rus shtoi se përdorimi i armatimit të rëndë në zonat e banuara do të kishte pasoja të rënda për të gjitha palët.

“Dhe më e rëndësishmja, viktimat civile do të jenë absolutisht të papranueshme. Tani gjëja kryesore është ndalimi i gjakderdhjes,” tha ai.

Konflikti Izrael -Palestinë

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi,që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu