Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet serbi që tentoi të hynte në Shqipëri

0

Një 50-vjeçar nga Serbia i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, ka rënë në prangat e policisë në Morinë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit, në hyrje të vendit, rezultoi se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berlin, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu