Sekuestrohen mbi 41 mijë euro në doganën greke në Kakavijë, shoferi shqiptar i kishte fshehur në autobus

0

Autoritetet greke kanë zbuluar mbi 41 mije euro në një autobus në anën greke të doganës së Kakavijës. Autobusi është ndaluar nga oficerët grekë të AADE (Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike).

Autobusi rezulton me targa greke, me drejtues shtetas shqiptar. Në vende të ndryshme të autobusit, u zbuluan të fshehura 41690 të padeklaruara.

Drejtuesi u gjobit me 25 % të vlerës së parave, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu