TIRANË- Në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët për mediat, deklaruan se nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.
Von der Leyen: Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE.
Rama: Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes ë njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE.