LAJM I FUNDIT/ Atentat ndaj një të riu në Tiranë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu. 21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë,  në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.

Sipas informacioneve të para , i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.
Vijon..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu