Abuzime me tenderat/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla mbërrin në SPAK

0
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion.Memolla po hetohet pas denoncimeve që i dyshojnë të dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

Nën hetim nga SPAK mësohet se është edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, që po ashtu dyshohet se ka abuzuar me tenderat.

Disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë përfunduan të pandehur gjatë këtij viti sidomos për tenderat, si të denoncuar jo vetëm nga KLSH-ja por edhe të referuar nga prokuroritë e zakonshme që ja përcollën kompetencën SPAK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu