Inspektorë të Policisë së Shtetit futen në selinë e PD-së, pritet t’i komunikojnë masën Sali Berishës

0

Në selinë e PD-së minutat e fundit janë paraqitur dy punonjës të Policisë së Shtetit. Ata janë përfaqësues për krimin ekonomik dhe paqstrimit të parave.

Ata janë futur në seli dhe duket se janë drejtuar drejt zyrës së Sali Berishës. Pritet që Berishës t’i komunikohet masa e caktuar nga SPAK ditën e sotme për “Detyrim paraqitje”.

Berisha akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre”. Përveç kësaj SPAK ka vendosur dhe bllokimin e pasaportës së ish-kryeministrit. Ai nuk mund të lëvizë dhe të dalë jashtë shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu