Plagosja me hanxhar tek pazari i Korçës, Gjykata lë në burg Jonis Mazllëmin

0

Gjykata ka caktuar masën “Arrest me burg” për Jonis Mazllëmin. Para disa ditësh ai plagosi me hanxhar dy persona në pazarin e Korçës. Avokati i tij kërkoi shtrim të klientit të tij menjëherë në spital pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Deklaratat e tij në Gjykatë kanë qenë produkt i haluçinacioneve. Ai pretendonte se gruaja që plagosi rëndë me hanxhar e helmonte. Ajo punonte shitëse në pazar. Autori gjithashtu pretendonte se ata e përndiqnin pasi kishte një pasuri të madhe. Avokati shton se ai kishte 10 ditë pa ngrënë, thjesht nga fobia e helmimit.

Kërkesa për shtrim në spital nuk u pranua nga Gjykata për shkak të mungesës së dokumentacionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu