Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” ku një nxënës ka goditur me karrige një mësuese.
Kjo e fundit mësohet se ka marrë dëmtime në krah dhe është dërguar për mjekim në spital.
Sakaq nxënësi është shoqëruar në policinë e Lezhës, ku pritet që të merret në pyetje.
Pas ngjarjes së rëndë, mësuesit e tjerë të kësaj shkolle, kanë bojkotuar mësimin.
Mes nxënësit dhe mësueses mësohet se ka pasur një debat por nuk dihen arsyet.