SPAK i sekuestron 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.
Disa ditë më parë Gaçi u paraqit në SPAK, ku një ditë para tij ishte pyetur ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Gaçi është kallëzuar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje janë kallëzuar edhe Goro e vetë Xhaçka.
Mbi bashkëshortin e ish-ministres rëndon akuza e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “pastrimit të produktit të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.